Vendosmëria e Ali Ahmetit për të mos lëshuar pe nga asnjë nga pikat e Platformës Shqiptare për qeverisjen e ardhshme me LSDM-në ka frikësuar Serbinë e Vuçiçit kështu shkruajnë mediat serbe, njofton TetovaSot.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug shkruan se Bashkimi Demokratike për Integrim një nga kërkesat që ka pasur për liderin e LSDM-së dhe me shumë gjasë kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë, Zoran Zaevin, është edhe ta akuzojë Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve.

“Zoran Zaev informoi bordin e partisë se në marrëveshjen për koalicion me BDI-në dhe partitë shqiptare, ndër të tjera është edhe akuzimi i Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Maqedonisë në periudhat mes dy luftërave botërore – nga viti 1912 deri 1956”, thuhet në shkrimin e Tanjug.