Sot u mbajt takimi koordinues mes krerëve shtetëror në vend, në të janë informuar për propozimet konkrete të ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Mattheë Nimetz për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Në takim morrën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së Ahmeti para gazetarëve pas takimit tha ”Ishte një takim i rëndësishëm dhe një ndër më frytdhënësit. Ishim të informuar për takimin Zaev-Tsipras. E vlerësoj dialogun dhe kërkimin e një zgjidhjeje. është një fillim i fundit për një proces për Maqedoninë. është e rëndësishme të jemi pjesë e NATO-s për paqe dhe stabilitet.”

Ahmeti nuk ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve për të shpalosur më shumë të dhëna për takimin. /Telegrafi/