Profesori universitar dhe njeherësh ish-ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoni, Lubomir Frçkovskim vizitat e Ali Ahmetit herë te Nikolla Gruevski e herë te Zoran Zaev po i interpreton si lojë baleti nga ana e kreut të BDI-së.

Frçkovski, në emisionin në Click Plus ka theksuar se edhe Ahmeti nuk e ka të lehtë pasi që nuk e di rrjedhën e proceseve që janë duke u udhëhequr në Prokuroria Speciale e ku pjesë të përgjegjësisë ka edhe vet ai.

“Ahmeti është një balerin që po shkon herë të njëri e herë te tjetri. Por pa marrë parasysh gjithçka, de fakto ai ka pozicion të tillë, pasi  ka vendosur të bisedoj me Gruevskin. Mendimi im është se Ahmeti nuk po mundet të formojë qeveri as me të majtën, LSDM-në pasi ndodhet në pozitë tjetër të sikletshme ku nuk e di si do të përfundojnë rastet e PSP-së, ku dhe vet ai dhe funksionarët e tij hetohen për korrupsion,  ndërsa me LSDM-në në koalicion është i detyruar të vazhdon mandatin e Speciales”, ka thënë Frçkovski.

Ky reagim i Frçkovskit vjen pasi që brenda 24 orësh, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, edhe me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.