Pas takimit me euro-deputetët Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, lideri I BDI-së Ali Ahmeti tha se edhe përpos shqetësimit të tyre ka parë dritë në fundin e tunelit. Ahmeti thotë se mund të arrihet marrëveshje ndërsa partia e tij ngel në një vij me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare.

“BDI disa herë ka ndryshuar qëndrimet e tyre në lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos. Vendi për të shtyrë shpërbërjen e Kuvendit vetëm me votat e BDI-së, LSDM-së dhe PDSH- së do të ishte gabim një gabim i madh. Shpresoj që deri në mesnatë të arrihet marrëveshje dhe vendimi të merret me konsensus”, ka deklaruar Ali Ahmeti, raporton Shenja. Ai ka thënë se partitë vazhdimisht janë në kontakt me bashkësinë ndërkombëtare.