Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se është çështje ditësh kur do të hyjë në fuqi Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ai njëherit i apeloi Presidentit, Gjorge Ivanov që sa më parë ta nënshkruajë ligjin.

“Ligji për gjuhët është votuar dhe është çështje ditësh se kur do të hyjë në fuqi. Ivanovi sigurisht e ka obligim kushtetues që ta nënshkruajë dhe bën mirë të mos hezitojë, sepse kështu ndihmon në përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit” – ka deklaruar Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.