Ahmeti: Nuk jemi të interesuar për karantinë, por nuk do të lejojmë as grumbullime të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk janë të interesuar që kryeqytetit të futet në karantinë, por që kjo varet nga qytetarët.

I pari i Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, transmeton Telegrafi.

sanksione ndaj atyre që nuk respektojnë masat
“Nuk jemi të interesuar për karantinë, nuk jemi të interesuar ta shkurtojmë orarin por kjo varet nga qytetarët. Unë dje kam ngritur një alarm për rritje të rasteve. Është krizë e re në Evropë, që ka me i qu në mbyllje. Dje edhe pardje kemi shtim të rasteve dhe jemi të brengosur, ju kishim lutur që të punojmë bashkë. Mos të na detyrojnë të bëhem inspektorë. Nuk do të tolerojmë grumbullime. Mos ta detyrojmë Ministrinë e Shëndetësisë për restrikcione shtesë, mos t’i rritim numrat më shumë”, tha ai para mediave.

Këtë deklaratë Ahmeti e bëri pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.