Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në Alsat M ka folur për zhvillimet politike, gjegjësisht për kontestin e emrit, miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe nëse ai është penduar për ofendimin që u bëri liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, njofton Fol.

Ahmeti ka theksuar se në këtë vend nuk ka hyrë si politikan, por si çlirimtarë dhe se koha ia ka imponuar koha të futet në skenën politike. Ai më tej i është drejtuar gazetarit t’i tregojë nëse ka ofenduar ndonjë politikan në Maqedoni.

Ahmeti: Ma thoni një fyerje që i kam bë ndonjë politikani në Republikën e Maqedonisë!

Gazetari: Po, thatë për shembull që janë horra!

Ahmeti: Më ka ndodhur për herë të parë dhe që mendoj që nuk kam gabuar, sepse u vërtetu shumë shpejt!

Përndryshe Ahmeti në emisionin Click Plus, i quajti liderët shqiptarë në Maqedoni ‘horra’ sepse sipas tij, kanë përçarë votën shqiptare dhe se ai gati 16 vite është duke i duruar ofendimet dhe akuzat që i bëhen nga ata. /Fol/