Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive nga sot funksionon në zyra të reja, përkatësisht në objekt të ri.

Përurimin e objektit sot bashkë e bënë kryetari i Qeverisë, z. Zoran Zaev, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, kryetari i kuvendit z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi dhe zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski.

Kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev me këtë rast ka thënë se qeveria vendimin për të blerë objektin për Ministrin për sistem politik e ka marrë me datë 30 dhjetor të vitit 2020 dhe që ky vendim është marrë me qëllim që edhe për këtë ministri të sigurohen kushte maksimale për punë.

“Duke respektuar sistematikisht vlerat evropiane, ne si Qeveri sigurojmë mbrojtjen e të gjitha çështjeve që lidhen me jetën politike dhe marrëdhëniet midis bashkësive, duke respektuar zbatimin e së drejtës për të përdorur gjuhët dhe alfabetin e komuniteteve si dhe duke garantuar mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjitha bashkësive që jetojnë në Maqedoni të Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me këtë rast ka thënë se ky pallat 6 katesh, në vlerë prej 14 milion euro do të jetë shtëpia e re e Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Grubi nuk ka mbetur pa përmendë se kjo ministri ka trashëguar Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit i cili me 17 mars të vitit 2019, me dy të tretën e votave, gjegjësisht 80 vota PËR në kuvend u transformua në ministri.

Grubi gjithashtu ka thënë se tani më shumë se kurrë, të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të angazhohemi me qëllim që të bëjmë vendin tonë një vend më të mirë për të gjithë.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, z. Artan Grubi me sigurimin këtij objekti për Ministrin për sistem politik është siguruar dhe funksionimi i suksesshëm i sistemit politik, gjithashtu realizimi i prioriteteve strategjike që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe njëherësh koordinimi dhe harmonizimi më i mirë i funksionimit të të gjitha organeve shtetërore me qëllim respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.