Opinionist të ndryshëm komentojnë zgjedhjet e fundit në Zhelinë dhe thuajse shumica prej tyre,si arsyet kryesore që BDI i humbi zgjedhjet në këtë komunë, pas një rikthimi spektakulær të një viti më parë ku BDI doli si fituese në këtë komunë janë vetë struktura të shumta brenda BDI-së që ishin të pakënaqur me rikandidimin e Dokit, të cilat në shenjë revolte votën e tyre e drejtuan te kundër kandidati Sejdiu, duke dërguar porosi të qartë se nuk ecet përpara me figura të konsumuara politike për më tepër që kishin humbur një palë zgjedhje.

Duhet theksuar fakti se pa Dokin në zgjedhje për herë të parë, nën drejtimin e degës nga deputeti Fazliu BDI, u rikthye fuqishëm si partia e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020, mirëpo involvimi i Dokit në degë të Zhelinës dhe sidomos rikandidimin për të parin e Komunës tregoi qartë se BDI rikthehet si humbëse në Zhelinë dhe kjo duhet tu shërbej si mësim jo vetëm BDI-së, por edhe partive tjera se koha është që proceseve duhet tu prijnë njerëz të rinj e jo te harxhuar politikisht mbi të cilët rëndojnë shumë afera korruptive sidomos zotimi se edhe në këtë mandat do vazhdojë me avazin e vjetër tu marrë para qytetarëve ishin shkaqet që Dokit ia ndanë pensionin e merituar politik