Shoku më i ngushtë i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti në një postim në profilin e tij në Facebook, është shprehur kritik ndaj Ali Ahmetit dhe Hashim Thaçi.
Ai madje ka thënë se Ahmeti dhe Thaçi i kanë në qafë të dënuarit e djeshme nga ana e Gjykatës së Shkupit për rastin e Kumanovës.
Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:
“Djemtë ma të mirë të kombit tonë, disa u vranë e disa u dënuan me dënimin kapitale me burgim të përjetshëm e disa me 40 vite burgim , kurse disa të tjerë mendojnë për të ardhëmen e Maqedonisë, nuk duhet të presim mëshirë sepse sllavosërbianët, Malazezomaqedonasit nuk të japin Liri , ju paçin në qafë Ali Ahmeti me kliken e tyre se ku i përzien duart Ali Ahmeti, Hashim Thaqi e klika e tyre aty kurrë ditë e bardhë s’do të ketë?”, ka shkruar Ajeti në Facebook.