Një infermiere izraelite ka prekur zemrat e shumë njerëzve kudo në botë pas publikimit në rrjetet sociale të një fotoje.

Në të ajo shfaqet duke ushqyer me gji një foshnjë palestineze, nëna e të cilit u plagos rëndë në një aksident automobilistik.

Makina ku udhëtonte vogëlushi me nënën u përplas me një autobus. Fotoja prekëse tregon Ula Ostrowski-Zak teksa kujdeset për vogëlushin, babai i të cilit humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qendër të Izraelit.

Ajo u përpoq për 7 orë me radhë të ushqente foshnjën 9 muajshe të quajtur Yaman me qumësht nga një biberon, derisa vendosi ta ushqente nga qumështi i gjirit të saj, shkruan Mirror.com.

“Halla e vogëlushit u habit shumë se si një jezuite mund ta ushqente atë, por unë i thashë se çdo nënë do të kishte bërë të njëjtën gjë. E ushqeva 5 herë. Halla e tij më përqafoi dhe më falënderoi. Ishin vërtetë shumë të habitur”, shprehet infermierja.