Sulmi terrorist që ndodhi të enjten në mbrëmje në Barcelonë la të vdekur 13 persona dhe të plagosur më shumë se 100 të tjerë. Në mesin e viktimave ishin nga 24 vende të ndryshme të botës.

Në mesin e viktimave nuk ka kosovarë.

Deri më tani këto janë informacionet që dihen për sulmin terrorist në Barcelonë.

:: 13 të vdekur dhe rreth njëqind të plagosur, disa prej të tyre në gjendje kritike për jetë

:: Dëshmitarët kanë dëshmuar se një furgon i bardhë me shpejtësi marramendëse ka goditur këmbësor në zonën e këmbësorëve, e cila ishte plot me turistë

:: Në mesin e njerëzve të plagosur dhe të vdekur janë të paktën nga 24 vende.

:: Ne mesin e viktimave është edhe një vajzë tre-vjeçare

:: Shoferi thuhet se u largua nga vendngjarja në këmbë dhe informacionet rreth tij nuk thonë se ishte i armatosur

:: Janë arrestuar dy persona, një nga Maroku dhe tjetri nga enklavat spanjolle në Afrikën e Veriut. Asnjë prej tyre dyshohet se ka vozitur furgonin

:: Personi i tretë është arrestuar të premten në mëngjes dhe deri më tani nuk ka informacion nëse ajo është një shofer i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas sulmit.

:: Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik

:: Policia në natën e së enjte njoftoi se shpërthimi që ndodhi në një shtëpi në jug të Barcelonës kishte lidhje me sulmin që tmerrojë kryeqytetin

:: Një furgon i dytë, që është menduar se do përdorej për një tjetër sulm, ishte gjetur në një qytet jo jarg Barcelonës, një person është arrestuar

:: Nuk ka informacion të saktë, por mendohet Musa Oukabir, 18-vjeçar, ka kryer sulmin

:: Në natën mes të enjten dhe të premten u parandalua një sulm tjetër terrorist, ku policia katalunase vrau pesë persona që ishin të mbështjellur me eksploziv.