Me rastin e 75-vjetorit të Ditës së kryengritjes popullore – 11 Tetorit, sot do të mbahet akademi solemne nën patronat të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski.

Pas përfundimit të akademisë, siç njoftojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, do të pasojë hapja solemene e Sallës së madhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë akademi dhe në hapjen solemne janë të ftuar kreu shtetëror, deputetë dhe ministra nga përbërja e parë e Kuvendit të Republikës së Maqednisë, kori diplomatik si dhe përfaqësues të të gjitha sferave të jetës politike, kuturore, shkencore dhe ekonomike.