“Për dalim prej dje, sot në Malin Osoj në afërsi të fshati Rahoviq të Komunës së Sarajit ka edhe më shumë vatra të zjarrit. Në terren janë ekipe të armatës dhe të zjarrfikësve. Po ashtu ujë kanë hedhur edhe aeroplani rumun dhe helikopter të armatës”

Banorët e Rahoviqit thonë se gjatë natës kanë qenë të frikësuar, ndërsa në fshat ka pasur të pranishëm pjesëtar të policisë dhe zjarrfikësve. Ndërsa zjarrfikësit thonë se terreni është i vështirë dhe përpiqen aq sa kanë mundësi

“Mbrëmë ka fryrë shumë erë e fortë dhe u ndez shumë, deri në ora dy nuk kam fjetur edhe unë. E kam shtëpinë afër aty frikohesha të fjet me fëmijë”

“Sa na lejojnë mundësitë tona dhe kapaciteti, pasi jemi me një automjet dhe tre zjarrfikës. Arritëm të shuajmë një pjesë siç e shikoni. E do të shohim më vonë. Këtu është prezentë edhe armata”

Nga Qendra për menaxhim me kriza thonë se pos zjarreve në rajonin e Sarajit, aktive janë edhe zjarret në rajonet Pehçevë, Petrovec dhe Makedoski Brod. Kreu i QMK-së Stojançe Angellov apeloi qytetarët dhe politikanët të lënë të qetë që të ballafaqohen me zjarret.

“Në këtë Shtab vijnë informata nga tereni në kohë reale, kjo na ndihmon për sjelljen e vendimeve të drejta, të shpejta dhe kualitative. Andaj apelojmë deri tek qytetarët se ne u jemi falënderues për këshillat që i japin në Facebook dhe emisionet e mëngjesit se si ti shuajmë zjarret, si të ballafaqohemi me zjarret, por përsëri të na lënë ta kryejmë punën tonë, pasi shtabi kryesor, e ato janë këto njerëz këtu, janë njerëzit që i kanë informatat e vërteta që na ndihmojnë për sjelljen e vendimeve të vërteta”- derklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i QMK-së.

Ndërsa nga Enti Meteorologjik njoftojnë se temperaturat e larta në vendin tonë do të vazhdojnë edhe më tej. Lençe Rizova thotë se këtë vit, vendi si asnjëherë më parë ka pasur temperatura mbi 40 gradë për një periudhë më të gjatë.

“Këtë vit kemi periudhë shumë më të gjatë të thatësirave, për dallim nga vitet e kaluara. Lidhur me temperaturat, vlera ekstreme kanë arritur edhe në vitet e kaluara, por kanë zgjatur më pakë ditë, do të thotë kemi pasur periudha të motit ekstemisht të ngrohtë por edhe të masës së ajrit mjaftë më të freskët”- pohoi Lençe Rizova, Enti hidrometeorologjik.

Nga Enti hidrometeorologjik, theksojnë se në vendin tonë temperatura më të larta ka pasur në vitin 2007, kur në Demir Kapi temperaturat kishin arritur deri në 45.7 gradë, që është maksimalisht ekstreme për vendin tonë.