Një aeroplan i kompanisë indoneziane “Lajon er” (Lion Air) me 189 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit mbrëmë u rrëzua në det vetëm disa minuta pas fluturimit nga Xhakarta.

Kompania ajrore indoneziane kumtoi se aeroplani i ri, i cili ka fluturuar drejtë Pangkal Pinang në ishullin afër Sumataras ka transportuar 181 udhëtarë, mes të cilëve edhe një fëmijë dhe dy foshnja, si dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Agjencia indoneziane për katastrofa në Internet publikoi fotografi prej telefonave të thyer, librave të shkatërruar, bagazhe dhe pjesë të aeroplanit të cilët i kanë mbledhur anijet që kanë marrë pjesë në operacionin e shpëtimit.

Televizioni indonezian emitoi video regjistrime në të cilat shihet karburant i derdhur dhe mbetje nga fluturakja.

Miqtë dhe të afërmit e udhëtarëve luten dhe presin në aeroportin në Pangkal Pinang.

Bëhet fjalë për aeroplanin “Boing 737 maks 3” i cili “Lajon er” i është dorëzuar në gusht.

Zëdhënësi i “Boiungut” deklaroi se kompania me kujdes e ndjek situatën, por nuk dha hollësi për aeroplanin.

Kjo është fatkeqësia e dytë në Indonezi pasi aeroplani i “ErEjzha” nga Surabaja drejtë Singaporti u rrëzua në det në dhjetor të vitit 2014, ku e humbën jetën të gjithë 162 personat në fluturake.

“Lajon Er” është një prej kompanive ajrore më të reja dhe më të mëdha në Indonezi.

Ndërkohë, Johaens Sirjat, zëdhënësi i shërbimit indonezian për kontroll të qarkullimit ajror kumtoi se ekuipazhi i aeroplanit ka kërkuar fluturakja të kthehet në Xhakartë pak para se të humbet kontakti me të. Dispeçerët kanë lejuar aeroplani të kthehet. por atëherë është humbur kontakti, shtoi Sirajt. Kontakti është humbur 13 minuta pas fluturimit të aeroplanit.

epa07128469 (FILE) – Two indonesian workers walk near Lion Air aircraft at the Batam Aero Technic hangar in the Hang Nadim International Airport, Batam, Riau, Indonesia, 21 November 2014 (reissued 29 October 2018). According to media reports on 29 October 2018, Lion Air flight JT-610 lost contact with air traffic controllers soon after takeoff from Soekarno airport, then crashed into the sea. The flight was en route to Pangkal Pinang, and reportedly had 188 people onboard. EPA-EFE/BAGUS INDAHONO