Personi me iniciale V.Z. (31) nga Zhelina ka marrë lëndime të rënda trupore, në një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në autostradën Gostivar-Tetovë, te dalja për në Gostivar.

Nga policia informojnë se aksidenti ka ndodhur ndërmjet automjetit ‘Skoda Octavia’ të drejtuar nga personi S.S. (35) nga Shkupi dhe motoçikletës ‘Kawasaki’ të drejtuar nga tridhjetë e një vjeçari V.Z nga Zhelina.

Motoçiklisti me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar, ku pas lëndimeve të konstatuara dhe ndihmës mjekësore ai është lëshuar për mjekim në shtëpi.