Më datë 07.08.2018 në ora 17 e 15 minuta, në rrugën regjionale Tetovë- fshati Siriçinë, në afërsi të depove ushtarake ,,Erebinë,, ka ndodhur aksident trafiku në mes të: veturës ,,Opel korsa,, me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi A.H. (35) nga fshati Kallnik, dhe vetura ,,Golf,, me targa të Tetovës e drejtuar nga personi A.Sh. (24) nga fshati Shemshovë.

Gjatë aksidentit lëndime trupore kanë marur; vozitësi i veturës ..Golf,, A.SH. dhe udhëtarët e tij A.A. (27), A.L. (22), të gjith nga fshati Shemshovë si dhe A.H. *(35) nga fshati Pallçisht i Epërm, të cilët me anë të një veture tjetër ,janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë konsatatuar lëndime trupore, dhe vozitësi A.Sh. është ndaluar në spital, kurse tre të lënduarit tjerë janë lëshuar për mjekim në shtëpi.

Hetimet në vendin e ngjarjes i ka kryer ekipi i Stacionit për siguri në komunikacion dhe rrugë Tetovë.