Me 23.05.2021 rreth orës 17.00 në Shtip, në rrugën “Suitlak”, mopedi “baotian”, me targa nga Shtipi e drejtuar nga D.K.(19) nga Shtipi e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos.

Personit D.K. në Spitalin klinik në Shtip iu janë konstatuar lëndime të rënda. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shtip./Almakos/