Maqedonasit në Shqipërinë fqinje, midis të parëve, janë organizuar në grumbullimin e ndihmës materiale dhe financiare, për të prekurit në Durrës, Thumanë, Tiranë dhe Laç nga tërmeti katastrofal që e goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit.

“Në mënyrë më masive dhe më të organizuar është në mjediset ka ka përqendrim më të madh të maqedonasve, si në Golo Bërdo dhe Pustec. Në grumbullimin e ndihmës, janë përfshirë të gjitha nëntë fshatrat nga zona e Prespës së vogël, transmeton botimi i gazetës së vetme në gjuhën maqedonase “Ilinden”.

Aksioni zhvillohet në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar nga ana e kryetarit të Pustecit, Pali Kolefski dhe kryetarit të Aleancës Maqedonase për Integrime Evropiane (AMIE) dhe deputet në Parlamentin shqiptar Vasil Sterjovski.

Sterjoski, informoi se në fundjavë në Ohër, do të mbajë seancë Komiteti Qendror i partisë, i cili duhet të zgjedhë nënkryetar, sekretar të përgjithshëm, si dhe organe të tjera të partisë.