Sjelljet e pahijshme të  dy tre  miltantëvë partiak që  në mënyrë turpshme kanë demoluar trotuarin e sapovendosur në  qendër të fshatit Strimnicë, ku pa kurfarë të drejte kanë  mar  rolin e  inxhinierit, arkitektit dhe mikqyrësit të punimeve në këtë vendbanim , ka hasur në reagime të shumta të vetë banorëvë të Strimnicës.

Për  çudi po këta të njëjtët “dalëzotës” as gojën nuk e hapën kur ish kryetari i tyre për tetë vitë sa udhëhoqi me komunën, as edhe një punë të vogël nuk e bëri nga buxheti i Komunës, por në vazhdimësi i rrjepi strimnicasit duke ua marrë nga 700 e më shumë euro, në emër të bashkëfinancimit, për punë  të vogla që edhe  i la në gjysmë, dhe i bëri jashtë çdo standardi normal.

Ku ishin këta  “trima” ta ngrenë zërin dhe pse  vallë nuk dolën ti prishin pusetat  atëherë kur  ish kryetari i tyre, kur edhe   me parat e strimnicasve i bëri  sa për sy e faqe,(shkel e shko), po dalin sot të na tregojnë se sa e duan Strimnicën, në një kohë kur të gjithë janë dëshmitarë se pas  shumë viteve sadopak ka filluar të investohet në këtë vendbanim , pa mos u kërkuar para qytetarëve, por nga fonde që menaxhmenti i Komunës me shumë mund i ka siguruar nga organizata dhe donatorë të jashtëm.

Prandaj me të drejtë Strimnicasit e dënojn kët akt vandal dhe kriminal, nga kushdo  që është  kryer, ndërkohë që edhe i bëjnë apel organeve të Komunës të marrin masat dhe të denoncojnë pranë organeve kompetente këtë veprim të turpshëm , kurse kryerësve të kësaj vepre vandale i  përcjellin porosinë që as mos tu shkoj mendja të pretendojnë  nesër të dalin dhe  të kërkojnë votën e strimnicasve./ fol.mk