Aktakuza e organizatorëve të sulmit të 27 prillit në Kuvend është ende e pavlerësuar, pasi që janë përjashtuar gjyqtarët kompetent të Gjykatës Themelore Shkup 1. Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev tha se avokatët e të akuzuarve kanë bllokuar procesin e vlerësimit të aktakuzës, ku në të gjitha seancat e vlerësimit, avokatët kërkuan përjashtimin e disa prej gjyqtarëve në Këshillin penal. Sipas tij, arsyetimi ishte që akuza ka lidhshmëri me gjykimin e mëparshëm për lëndën 27 Prilli.

Për Kacarskën dhe gjykatësit e tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në vlerësimin e aktakuzës dhe në këtë moment nga 9 gjykatës që janë pjesë e Departamentit për Krimit të Organizuar, 8 gjykatës janë përjashtuar. Tani kemi problem me funksionimin e këtij reparti, por besojmë se do të delegohen gjykatës ë tjerë, të cilët do të veprojnë më tej në lëndën e re për organizatorët e asaj ngjarje- deklaroi Ivan Jolev, Kryetari i Gjykatës Penale.

Kjo nuk është çështja e vetme që i tangon zbatuesit e drejtësisë në vend, tha kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Xhemali Saiti në konferencën për përforcimin e kapaciteteve ndërmjet gjyqësorit dhe mediave. Ai thotë se sfidë e organeve gjyqësore tani është edhe bartja e lëndëve të Speciales tek Prokuroria e Joveskit, meqë avokatët e të akuzuarve vazhdimisht kërkojnë përjashtim të prokurorëve.

Jemi të vetëdijshëm për këto raste që kanë ndodhur në periudhën e fundit. Mendimi parimor nënkupton fillimin e procesit të shkarkimit të gjithë aktiviteteve të PSP-së. Faktikisht, edhe atëherë thash se të gjitha çështjet që janë zhvilluar pas 18 muajve duhet të kalojnë në Prokurorinë Themelore Publike. Në këtë moment kemi një hap përpara, duke u bartur të gjitha lëndën e PSP-së- pohoi Xhemali Saiti, Kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të RVM-së.

Në fund të muajit maj, drejtuesja e Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska, ngriti aktakuzë kundër ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrave Mile Janakieski dhe Spire Ristovski, dhe ish drejtorit të DSK-së Vlladimir Atanasovski, për cenimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, rreth organizimit të sulmit në Kuvend më 27 prill 2017. Për organizimin e 27 prillit të dyshuar janë edhe i arratisuri Nikolla Gruevski, i cili fitoi azil në Hungari dhe ish agjenti i DSK-së Nikolla Boshkoski, i arratisur në Greqi. /Alsat M/