Aktorët pjesë e dramës “Toka e askujt” sonte kanë anuluar shfaqjen në shenjë proteste ndaj paraburgimit të kolegut të tyre Vlado Jovanovski,përcjell Fol.

E gjithë skuadra e aktrimit doli në skenë dhe kërkoi falje ndaj publikut përshkak anulimit të shfaqjes si shenjë proteste ndaj kolegut të tyre.

Pas këtij vendimi, publikut iu kërkua të largohej nga salla./Fol.mk