Burime të afërta me komunën e Tetovës akuzojnë se kryetarja Teuta Arifi ka nxjerrë në shitje truall ndërtimor pronë e komunës, me çmim qesharak 70 mijë euro edhe pse ajo hapësirë kushton 10 fish më tepër, shkruan Lajm.

“70 mijë euro është çmim qesharak për këtë truall, qëcilat realisht vlen rreth një milion euro”, kanë thënë për Lajm burime të afërta me komunën e Tetovës.

Burimet tona premtojnë se së shpejti do të na dërgojnë edhe dëshmi tjera për këtë “skandal”, siç e quajnë.

“Qëllimi është që ky truall të blehet nga një biznismen i afërt me bashkëshortin e kryetares së komunës. Ky është skandal i vërtetë”, thonë burimet tona. Ndërkohë nga komuna e Tetovës nuk kanë qëndrim zyrtar. Burime jozyrtare thonë se 70 mijë euro është çmimi fillestar dhe se në ankand do të arrihet çmimi i vërtetë.(Lajmpress)