Deklaratat e bëra ditët e fundit nga Luis Van Gaal, ish-trajneri i Holandës, që sulmoi Argjentinën për fitoren e saj në Botërorin e kaluar, “Katar 2022”, bënë xhiron e botës. Trajneri holandez e konsideroi të “pilotuar” titullin e kampionit të botës, se organizatorët e kompeticionit “ e kishin paravendosur për t’ia dhënë Messit”.