BDI dhe BESA janë faktor determinues falë rezultateve jo falë mbështetjes reale në elektorat. Ky rezultat ka një të mirë, që e ka kthyer BDI-në pas 16 viteve në realitet duke nxjerrë në pah ndarjet e brendshme nga kakofonia që po dëgjojmë çdo ditë. Edhe BESA ka dëmtuar faktorin shqiptar duke insistuar që tryeza të thirret nga kryeministri Rama, duke u dhënë shkas maqedonasve ta akuzojnë atë se po përzihet në punët e brendshme të shtetit fqinj. Maqedonasve dhe qendrave sllave nuk u konvenon koncepti multietnik i Maqedonisë, prandaj kërcënojnë me trazira , u shpreh Demiri.