Një aeroplan nga Omani që ishte nisur drejt  Gjermanisë, është detyruar të ulët në Kuvajt për shkak të një kërcënimi me bombë.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Kuna” ka thënë se, aeroplani i nisur nga qyteti i Omanit, Salalah, do të ulej në Këln në Gjermani, por u detyrua të ulej në Kuvajt për shkak të kërcënimit me bombë, sipas njërit prej pilotëve.

Ai ka kërkuar të devijojë destinacion edhe pse rrethanat e kërcënimit nuk janë bërë ende të qarta. 299 njerëz janë evakuuar nga aeroplani.

Autoritetet që kontrolluan aeroplanin thanë se ishte ‘i pastër’.