Niveli i ndotjes së ajrit në Tetovë vazhdon edhe më tej të jetë alarmant shprehen ekspertët e ekologjisë, njofton RTVM.

Profesori universitar Asan Idirizi thot se janë shumë shkaqe që sjellin deri tek ndotja e ajrit, si komunikacioni i dendur, apo lëndët djegëse që përdorin amvisritë. Sipas Idrizit grimcat PM10 do të ulen atëherë kur Tetova do të ketë një transport urban, kontrollim më i rrept i automjeteve nga kontrollet teknike, ndërtimi i rrjetit të gazësjellsit, si dhe dalja më e shpeshtë e inspektoratit komunal në teren.

“Krehës komunikacionit I cili është ndotësi I përhershëm dhe permanent, kemi edhe përdorimin e lëndëve djegëse për amvisrin për ngrohjen e banesave kjo normalisht e shton prezencën e grimcave PM10 në atmosferë, për shkak se tani paraqite edhe mjegulla nuk kemi lëvizje të ajrit në atmosferë dhe këto grimca që lirohen gjatë procesit të djegies së lëndëve djegëse mbeten në një hapësirë nuk shpërndahen. Masa tjetër që do ishte e rëndësishme të ndërmerret përdorimi I komunikacionit urban autobusëve mundësisht me gas ose elektrik të cilat do të zvogëlonin numrin e automjeteve nëpër qytet. Masat afatgjate do të ishte sjellja e gazësjellsit nëpër qytetin e Tetovës, dhe në qytet tjera”, tha Hasan Idrizi, ekologjistë.

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe nga shoqata Ekoguerilla të cilët shprehen se mbyllja e Jugohromit e ka ulur nivelin e ndotjes së ajrit për rreth 60 % por kjo nuk është e gjitha, dhe kërkojnë nga institucionet që të marrin masa më të rrepta ndaj atyre të cilët ndotin me qëllim ambientin jetësor duke djegur mbeturina.

“Mbyllja e Jugohromit e ka ulur ndotjen në 60%, por kjo nuk është e mjaftueshme për të thënë se kemi arrit ajër të pastër për Tetovën. Ndotja vazhdon të vij nga amvisnit, numri I madh I automjeteve që qarkollojn, ku Tetova është pa transport publik. Duhet të ndërmerren masa konkret dhe aktuale dhe masa pakë më rigoroze që të vij deri tek ulja e ndotjes, që të zbutet sa do pakë situate e cila krijohet zakonisht në këtë periudhë të vitit”, tha Arianit Xhaferi, nga Ekoguerilla.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovë Teuta Arifi është shprehur se komuna e Tetovë ka kujdes të veçanta në mbrojte të ambientit jetësor, dhe se komuna vazhdimesht po punon në reduktim e ajrit të ndotur me masa preventive. E pyetur për mungesën e transportit publik Arifi thot se po punohet në atë drejtim dhe është prioritet i komunës.

“Për sa i përket projektit për mbrojtjen e ambientit dhe mundësit dhe mundësit që u ofrohen kompanive për të bërë projekte lidhur me mbrojtjen e ambientit për ne është një mundësi e mirë mendoj se te gjitha çështjet që kanë të bëjnë më mbrojtjen e ambientit kërkojnë një partneritet nga qytetarët, nga kompanitë nga qeveria, për të arritur të ngrysim edhe nivelin e vetëdijes”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Viteve të fundit Tetova ka qenë ndër qytet më të ndotura në Mqaedoni dhe Evropë, ndërsa edhe aktualisht kemi nivel të lartë të grimcave PM10.