Janë Krishtlindjet e dyta për Amelinë, por këtë herë ajo mund të kuptojë më shumë për atmosferën, bredhin e zbukuruar, madje edhe për puthjen e prindërve, që kanë uruar festat me këtë foto familjare.

Pranë bredhit, të bashkuar, të veshur me pulovra dimri, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë shpërndarë një foto familjare. Në njërën ata të dy janë duke u puthur, ndërsa Ameli shpreh habi, ndërsa në foton e Miriamit, ku këngëtarja uron “Gezuar Festat! Qofshi te lumtur dhe plot dashuri prane familjeve tuaja”, i kanë dhënë menjëherë vëmendje.