Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbajtur të hënën një ligjëratë në Lubljanë të Sllovenisë me temën “10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës: çfarë duhet bërë në dekadën e radhës”.

Në këtë ligjëratë, të organizuar nga IFIMES, Kurti tregoi se gjatë qëndrimit në burg ka lexuar 15 libra, ndërkohë që  nga dalja prej burgut, për 5 javë në liri ai ka lexuar vetëm një libër.

“Herën e fundit isha pesë javë në burg dhe i lexova pesëmbëdhjetë libra, ndërsa tani janë bë pesë javë që jam në liri dhe e kam lexuar vetëm një. Sigurisht që nuk po bëj thirrje që të shkoni në burg…”, ka thënë ai, transmeton  gazetametro.

Kurti ishte mbajtur në paraburgim gjatë procesit kundër tij dhe disa deputetëve të tjerë të VV-së për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, gjatë seancave kur tentohej të miratoheshin marrëveshjet për demarkacionin dhe asociacionin.