Sipas hulumtimit të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes se Mirë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni për komunat shqiptare, Albon Xhemaili është fitues I zgjedhjeve në Komunën e Bogovinës me 51.3%, ndërkaq kundërkandidati I tij, Berzah Bejtullahu 42.5%.

Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore, aty ku shqiptarët janë shumicë.

Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe distrubuimin gjeografik të gjithë popullatës.

Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 1.250 të anketuar . Gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 3.5%.