Aleanca për Shqiptarët në komunën e Bogovinës mbrëmë ka promovuar kandidatin për kryetar komune Albon Xhemailin si dhe bartësin e listës së këshilltarëve Valon Shabanin, transmeton Zhurnal.mk.

Në këtë tubim ka pasur mbështetje jashtëzakonisht të madhe për Aleancën për Shqiptarët dhe kandidatët e saj për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor.
Ka pasur mbështetje masovike për kandidatët që pritet të bëjnë ndryshimin, theksojnë mes tjerave nga ASH.