Aleanca për Shqiptarët po zhvillon një kampanjë shum bashkëkohore, duke ofruar kreativitet në mënyrën e prezentimit të saj para qytetarëve. Por dhe kandidatët që ka nominuar dallojnë shumë nga partit tjera,të rinjë, të kompletuar në aspekt intelektual dhe jashtzakonisht të përgaditur profesionalisht,të denjë për të udhëhequr Komunat Shqiptare.

Një ide shum kreative dhe me shumë sens sot është realizuar nga Aleanca në Tetovë,ku para qytetarëve është prganizuar një ekspozitë e titulluar ,,të palarat shesh” më ç’rast janë prezantuar të gjitha deklaratat, premtimet e parealizuara dhe paraqitjet publike me zotimet e saja e që nuk janë përmbushur të kryetares së Tetovës, Teuta Arifi.

Kjo mënyrë e fushatës duket shumë bashkëkohore dhe është një shenjë se definitivisht po dalim nga ai shablloni shumë vjeçar i të gjitha partive, me fushata shumë klasike, demode dhe të mërzitshme për syrin e votuesit. Kjo paraqitje e Aleancës sot në Tetovë ka lënë shumë mbresa pozitive, sepse lidhet edhe me transparencën, besimin dhe përkushtimin e kandidatit Adnan Neziri, për të përmbushur premtimet ndaj tetovarëve në katër vitet e ardhshme. /Fol/