Sot me fillim në orën 20:30 nga Llabunisthta u dha mesazhi i fortë i bashkimit të votës shqiptare përkundër një makinerie të tërë pushteti.

Në prani të dhjetëra llabunishtarëve në ambientet e shtabit të Lëvizjes Besa , kandidati për Kryetar të Komunës së Strugës z. Ziadin Sela shoqëruar nga deputeti i zonës, z. Syrija Rashidi , shefi i shtabit z. Garip Kaba si dhe këshilltarët nga ASH dhe LB përkatësisht, z. Jasmin Qazimoski dhe Samir Juskoski edhe zyrtarisht u bë bashkimi i këtyre subjekteve sa i përket rrethit të dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela dha mesazhin e bashkimit duke paralajmëruar se ky nuk është fundi, por fillimi i një bashkëpunimi më të gjerë, duke vënë dukje se zgjedhjet lokale nuk do të jetë fundi i këtij bashkimi.

Pas takmit në Llabunishtë, vizita e delegacionit të Aleancës për Shqiptarët vijoi edhe në shtabin qendror në Strugë, ku u pritën nga krerët lokalë të Lëvizjes Besa.
Bashkëpunimi në të gjitha nivelet, do të ndihmojë në përfundimin e erës së një politike të mbrapshtë , që ka vetëm një emër famëkeq, atë të BDI-së dhe politikanëve të saj të inkriminuar ishin përfundimet që nxorrën të pranishmit në shtabin qendror të Lëvizjes Besa.