Aleanca për Shqiptarët dega Kërçovë përmes një shkrimi i përgjigjet pozitivisht përfaqësueve të Mërgatës Kërçovare Shqiptare ku shpreh gatishmëri për bashkëpunim për zgjedhjet lokale në Kërçovë.

Shkrimi i plotë:

Duke marrë parasyshë peshën shumë dimensionale dhe kontributin e vazhdueshëm që diaspora shqiptare e Kërcovës ka dhënë dhe jep në procese të ndryshme që zhvillohen në vend, në vecanti procese të cilat për emrues të përbashkët kan interesat madhore shoqërore, humanitare dhe me theks të vecante ata kombëtare, duke vecuar rastin konkret të zgjedhjeve lokale të Kercovës në të cilat diaspora është faktor shumë i rëndësishëm, ALEANCA PËR SHQIPTARET, dega KËRCOVË duke ju qasur me shumë seriozitet shkresës së arritur deri në zyrat tona dhe që mban firmën e përfaqësuesve të shoqatave të diasporës nga shtete të ndryshme vlerëson:
1. Parimisht iniciativa e diasporës shqiptare të Kërcovës është në po të njëjtënn frymë me qëndrimet dhe deklarimet e ALEANCËS PËR SHQIPTARËT nga instacat me të larta të përfaqesimit të saj me cka ne si degë qëndrojmë fuqishëm pas parimit që gara për zgjedhjet lokale në Kërcovë të zhvillohet me një kandidat të vetëm shqiptar gjë e cila do të shërbente si parakusht për një mobilizim gjithëshqiptar dhe gjithëpartiak, me mbeshtetje të fuqishme të diasporës por edhe të etnive tjera pakicë në Kërcovë dhe që do mundësonte fitoren e shumicës mbi pakicën si një parim bazë i demokracisë.
2. Në po të njëjten frymë pozitive, konstruktive dhe bashkëpunuese, ALEANCA PER SHQIPTARËT dega Kërcovë është e gatshme për bashkëpunim me të gjithë faktorët dhe aktorët politik dhe jopolitik në Kërcovë dhe diasporë për gjetjen e një modaliteti të përbashkët të zhvillimit të garës politike edhe me një listë të përbashkët për përbërjen e re te Këshillit të Komunës duke pas për baze parimin e realitetit të ri politik të krijuar në vend.
Rreth të dy cështjeve baze te theksuara në shkresën tuaj, ALEANCA PËR SHQIPTARËT shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe njëkohësisht ju garanton që në kohë dhe publikisht do të jeni të njoftuar për hapat e metutjeshëm konkret nga bisedimet me faktoret tjerë politik dhe jopolitik për gjetjen e modalitetit sa më adekuat të garës për zgjedhjet lokale të Kercovës te paraparë për datë 15 Tetor 2017.