Sot në ditën e katërt të fushatës zgjedhore Adnan Neziri dhe Aleanca për Shqiptarët vërshuan me numër të madh të antarëve lagjen ‘Vllazërimi’.

Njëherit kjo lagje është pjesa ku jeton Teuta Arifi që nga fëmijëria por si shihet kësaj rradhe banorët janë të revoltuar me keqmenaxhimin e Komunës nga ana e saj.

Arif Musa kryetar i shtabit zgjedhor të ASH-së në Tetovë i falemnderoi të pranishmit dhe u kërkoi atyre aktivitet të shumtë me rezultate të larta.

Ndërsa Arif Selami u premtoi të pranishmëve se do jetë zëri i tyre në Këshillin Komunal dhe se kandidatët për këshilltarë janë njerëz profesionist dhe të ndershëm.

Adnan Neziri kërkoi besim nga kjo lagje. Ai tha se tani më Aleanca për Shqiptarët po bëhet madhështore, dhe këtë madhështi ia jep më shumë kjo lagje e cila është një ndër më të rëndësishmet e qytetit. Andaj ai kërkoi votën si shenj që të largoj keqmenaxhimin e Komunës dhe bazën e së keqes në Tetovë ta zëvendësoje me atë të së mirës./tetovajone.com/