Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media e ka akuzuar BDI-në në lidhje me ujin për pije në Tetovë.

Nga ASH thonë se BDI nuk e ka kuptuar esencën e llogaridhënies.

“Si mendojnë se do të japin llogari para qytetarëve kur pas gjithë këtyre viteve pushtet ende nuk kanë siguruar ujë të pijshëm për të gjithë. Përqindja prej më shumë se 70% nga fshatrat e komunës së Tetovës që nuk kanë ujë të pijshëm është një përqindje shumë e lartë, për të cilën duhet të ndërmerren masa. Neglizhenca ndaj kësaj problematike si nga pushteti qendror, si nga ai lokal mund të sjell deri në shpërndarjen e sëmundjeve epidemike”.

“Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente, të fillojnë të veprojnë edhe atë në mënyrë urgjente me dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e objekteve që furnizojnë me ujë. Kujtojmë se, furnizimi me ujë të pijshëm ishte premtim i BDI-së edhe në platformën e vitit 2016-2020, ndërkaq nga ana tjetër kujtojmë se Tetova dhe rrethina me vite hasen me këtë problem dhe nga moszgjidhja qytetarët detyrohen të përdorin ujë të blerë”, thonë nga ASH.