Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM ka kërkuar përgjegjësi penale për deputetin e Lëvizjes BESA, Zekirija Ibrahimi, për shkak se siç thuhet këndoi himnin e shtetit të huaj. Po ashtu përgjegjësi penale kërkohet edhe për truprojen e LSDM që shtiu me armë në Kuvend.

“Nuk miratojmë dhunën fizike dhe duhet të ketë përgjegjësi juridike. Por përgjegjësi duhet të bartin edhe liderët e partive të caktuara, qytetarë dhe deputetë”, theksoi partia GROM, që është në koalicion me VMRO-DPMNE.