Lideri i BDI-së Ali Ahmeti përmes disa aktiviteteve ka përkujtuar sot 5 majin- ditën e dëshmorëve të kombit.

“Më çdo 5 maj përkulemi para më të mëdhenjve të kombit, dëshmorëve që ranë për idealin kombëtar. Vepra dhe sakrifica e tyre është udhërrëfyes për të gjithë ne. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij zyrtare në Fejsbuk.
Ahmeti nuk mori pjesë më 2 Maj në manifestimin përkujtimor në Sllupçan.