Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mund të jetë kandidat për PRESIDENT i Maqedonisë së Veriut.
Së paku kështu përflitet në disa media maqedonase se i njëjti ndjehet të jetë i pëlqyer prej disa qarqeve maqedonase, megjithëse ky lajm nuk është konfirmuar akoma nga BDI. Nuk dihet nëse këtë garë do të pranoj vetë Ali Ahmeti, por siç mësohet nga burime të besueshme brenda BDI-së, çështja është se tanimë ai është para dilemës, të ballafaqohet me Bilall Kasami në zonën e gjashtë zgjedhore apo të zgjedh Arben Taravarin në garën presidenciale ku tashmë edhe zyrtarisht Arben Taravari është kandidat për president i Opozitës së Bashkuar Shqiptare.
Nga blloku politik maqedonas deri tani nuk kanë nominuar asnjë emër për president as nga LSDM e as nga VMRO.