Një ditë e ngjeshur e krerëve të qeverisë, më saktë dy partive kryesore në vend BDI dhe LSDM me rastin e Ditës botërore të mjedisit – 5 Qershorit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot në 19 vjetorin e themelimit të partisë si dhe shpalosjes së platformës së re,
ka organizuar një eveniment bashkë me rininë gjatë të cilës në fjalimin
e tij ka zbuluar dhe ka bërë të ditur për opinionin hapat e ri të BDI-së.

Derisa sipas kreut të partisë më të madhe shqiptare, ky subjektvështë e parti politike e zhvillimit dhe e vendeve të punës edhe atë tashmë përmes agjendës së gjelbër, BDI përveç se për barazinë, zhvillimin dhe frymën euroatlantike, kujdeset edhe për ajrin, për ujin, për tokën, për mjedisin e përbashkët si një nga parakushtet për zhvillim dhe jetë cilësorë, në anën tjetër duket se i pari që ka marrë mesazhin është vetë kryeministri i vendit dhe partneri qeveritar Zoran Zaev. Ky i fundit shihet përmes një fotografie se ka filluar “punën” me lopatë./TS