Qani Aliu, analist politik reagoi ndaj arsyetimit të Fatmir Limanit për mos zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UCK-së.

“A keni dëgjuar diku në botë apo në historinë e njerëzimit, një pjesë e një kombi të luftojë me armë për BASHKËJETESË?

Prononcimi i Fatmir Limanit se problemi për mos zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së në fakt të  rënëve, invalidëve dhe familjeve të tyre qenka BETIMI i tyre. Sepse, sipas Fatmir Limanit betimi i tyre ka qenë për Bashkimin e trojeve ndërsa lufta u bë për bashkëjetesë, demek kjo është ajo që dikush nuk pranon rregullimin e statusit të tyre.

Kjo as që mund të jetë arsye, bile një arsyetim i tillë sa është qesharak njëkohësisht është edhe tragjiko-komik.

Po a nuk e po e mban  mend z. Limani se u miratua Ligj për AMNISTI në këtë vend, dhe se kurë mundet disa komandantë të ish- ushtarëve të jenë ministra e deputet , mbase qenka problem BETIMI i tyre atëherë për çka janë betuar këta komandant ministra e deputet.

Edhe mund të kuptohet frustrimi i palës tjetër për mos rregullimin e statusit të ish- ushtarëve të UÇK-së por nuk kanë ARSYE pse të mos bëhet ajo, e drejta dhe mundësitë ligjore e politike janë në anën tonë.

 

“Arsyetimi” i  Fatmir Limani ishte i mjerë dhe tragjik, mbase ky sqarim mund të ishte bërë si pasojë e shterjes së të gjitha mashtrimeve tjera lidhur me këtë çështje këtu e 15 vjet më parë.”, shkroi Qani Aliu në profilin e tij në Facebook./Tetovasot