Pas publikimit të kërkesave të studentëve dhe lajmit për shpalljen e ditës së hënë si ditë jo pune nga ana e udhëheqësis së UT-së kanë reaguar edhe shumë qytetarë dhe analist.  Ndër të parët që ju del në mbrojtje studentëve, nëpermjet nje shkrimi në murin e tij në fejsbuk është edhe analisti politik Qenan Aliu, i cili nëpërmjet një mesazhi të qartë, ju bën thirrje atyre që mund të provojn të ngulfatin zërin e Studentëve , të mos e provojnë fare , sepse ata duhet të mendojnë lirshëm në horizontin e tyre.

Ja edhe mesazhi i plotë i z. Aliu:

Interesante, INTERNETI tani më është mjeti më i fortë, njëkohësisht edhe me faktizues që do ta mbrojë ZËRIN E STUDENTËVE.

Ata që do të tentojnë ta ngulfatin zërin e tyre, studentët do ti DEKONSPIROJNË në mënyrë DIXHITALE . Mos e provoni këtë ngulfatje, LE TË MENDOJNË LIRSHËM NË HORIZONTIN E TYRE.

Lexuam të etabluara disa kërkesa legjitime, mbase u mungojnë edhe DY mjaftë flagrante !

Askush nuk guxon të ngulfatë ZËRIN STUDENTORË paqësor e demokratik

ATA JANË BOTË E LIRË AUTONOME !

(q/a)