Analisti politik Qenan Aliu komentoi deklaratën skandaloze të deputetit të Lëvizjes Besa, Afrim Gashit i cili para dy ditëve për Faktor 24 tha se: “Do ta ndihmojmë LSDM-së ta për ta thyer dhe larguar Gruevskin nga pushteti, kurse pastaj do të këkrojmë nga LSDM-ja të na ndihmoj ta shkatërrojmë Ali Ahmetin. Kjo për shkak se, këta të dy janë e keqja më e madhe në këtë shtet. Këta të dy na kanë sjellur në këtë derexhe, që të kemi shtetë totalisht të shkatërruar, izoluar e të vjedhur”.

Ja se çfarë thotë z. Aliu në komentin e tij:

 …Nuk kam dëgjuar ndonjë prononcim të Afrim Gashit me logjikën e ,,shkatërrimit,, të ndonjë subjekti politik.

Poqëse ka diçka të tillë ajo do të ishte prononcim skandaloz politik.

Është e natyrshme të kërkohen aleat politik për të aritur në fitore dhe për ta fituar një subjekt, por në asnjë mënyrë me qëllim të skajshëm për ta ,,shkatërruar,, sepse kjo kanjëher jovetëm se mund të jetë e pamundur por edhe e dëmshme për politikën dhe demokracinë.

Vetëm verdikti i qytetarëve mund të rënojë një subjekt politik jovetëm nga pushteti por edhe ta shuajë nga skena politike .

( q.aliu )