Analisti politik Qenan Aliu tha se merita e për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit  shqiptarë i takon gjithë shqiptarëve dhe jo BDI-së.

“BDI mund të zgjidhet kreyparlamentarin edhe më parë, por nuk ka qenë pikë interesi i tyre, por ka qenë interes diçka tjetër. Megjithatë votuesit shqiptarë që sanksionuan me votën e tyre BDI-në bënë që partitë të hapin sytë e tyre. Nuk duhet askush të habitet që BDI, në zgjedhjet e ardhshme të përgjysmohet edhe njëherë, nga 80 mijë në 40 mijë”, tha analisti politik Qenan Aliu në emisionin “Arena”.

Ai tha se kryeparlamentari është zgjedhur me tre votat e Aleancës, ndërsa shtoi se BESA ka pasur qëndrimin e saj partiak për ta mos votuar Talatin, ndërsa ky qëndrimi sipas tij është legjitim.