Analisti politik Qenan Aliu, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në fejsbuk ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje me shkallën e përdorimit të gjuhës shqipe në të gjitha aktet e qeverisë së Maqedonisë, gjatë kohës sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, vendime këto që kanë trajtën e ligjeve.

Për më tepër analisti Aliu ka ironizuar edhe zv/kryeministrin Bujar Osmani i cili para do kohe në rolin e inspektorit të zbatimit të ligjit të Gjuhëve, kësaj rradhe ka harruar të inspektojë edhe në “degën ku është ulur ai dhe partia e tij, thotë analisti politik Qenan Aliu.

Ja edhe postimin plotë i z Aliu:

( Me shkas)
AKTET e qeverisë së RMV ME FUQI LIGJORE (për sa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme) kanë trajtën e LIGJIT. Por ata nuk janë të shpallur edhe në gjuhën shqipe në ,,Gazetën zyrtare të RMV,, ( faqja zyrtare e gazetës zyrtare) siç përcakton ligji përkatës.
Ata që inspektonin institucionet për respektimin e ligjit për gjuhët, nuk ,,inspektojnë,, në degën ku janë të ulur.
E DREJTA E GJUHËS jo vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme por vlen edhe PAS VDEKJES !
(q/a)