Këshilli organizativ “Drejtësi për Almirin” nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë thirrje për protestë të re.

“Të enjten, më 19 prill, do të tubohemi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ta përshëndesim Mogherini dhe Hahn, dhe t’i përkujtojmë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur. Për kohën e tubimit do të ketë informata plotësuese”, thuhet në thirrjen për protestë.