Ambasada e Japonisë në vend, bëri donacion 127 kartela me interent për nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e Gostivarit. Kartelat do t’u shpërndahen nxënëseve që nuk kanë patur mundësi për të ndjekur mësimin online.
Dua të falenderojë Ambasadën dhe popullin japonez për këtë donacion i cili është mjaftë i nevojshëm për nxënësit tanë. “Vlenë të përmendet se me këtë ambasadë kemi nënshkruar marrëveshje si pushtet lokal në shkurt të këtij viti, përmesë së cilës për spitalin e qytetit siguruam roentgen aparat digjital me vlerë mbi 60.000 euro”, njoftoi kryetari i komunës, Arben Taravari.