Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz sot në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Byrosë për luftë ndërkombëtarë kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) dorëzoi një donacion nga Shtetet e Bashkuara Amerikës në vlerë prej 35.000 dollarëve amerikanë, si mbështetje për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në kuadër të këtij donacioni, gjykatat, Akademia për gjyqtarë dhe Prokurorit publike, Këshilli për prokuroritë publik, burgje dhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve do të marrin fonde për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve dhe gjeleve antibakteriale për dezinfektim dhe larje të thatë të duarve.

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka dhënë gjithsej 6.360 pako me nga gjysmë litër gjeli antibakterial për dezinfektim dhe larje të thatë të duarve, si dhe 400 mjete/tretës prej 10 litrash për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve, të blera nga prodhuesit vendas.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin prezent ambasadorja Bërnz, u.d. kryetari i Gjykatës Supreme Faik Arsllani, Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve Jovica Stojanovic.