Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Charles Garrett, i është drjtuar qytetarëve të Maqedonisë duke i pyetur se si do dëshironin ta shihnin shtetin e tyre në 10 vitet e ardhshme.

“Në fillim të Vitit të Ri kam menduar se do të jetë interesante për të biseduar për 10 vitet e ardhshme të Maqedonise.

Si do të kishit dashur që të jetë (apo duket) Maqedonia në vitin 2027? Çka do të kishit dashur që Maqedonia të kishte arritur?
Kjo nuk ka për qëllim analizën shkencore, as ndonje parashikim. Por është një debat i rendësishëm. Çfarë është mendimi juaj.”, ka shkruar Garret në postimin e tij.

Sikurse duket edhe nga pyetja drejtuar qytetarëve, Garret kërkon të shohë preferencat e qytetarëve, për të hyrë më në brendësi të problemeve dhe nevojave të tyre. /albeu.com/