Kemi bashkëpunim konstruktiv me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin edhe në sfera tjera, këtë e deklaroi fillimisht ambasadori rus Sergej Bazdnikin gjatë pranim-dorëzimi të vaksinave ruse në Aeroportin e Shkupit.

“Jam i sigurt se kjo do të jetë me rëndësi të madhe për shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe kthimin e ekonomisë maqedonase në trajektoren e rritjes. Ne gjithmonë jemi të gatshëm t`i ndihmojmë qytetarëve maqedonas, me të cilët gëzojmë traditë shekullore të miqësisë, dhe ndajmë vlera të përbashkëta”, tha ambasadori Bazdnikin.